PASI KËRCEU ME KËNGËN E SAJ DHE TË NOIZYT/ Bebe Rexha KOPJON Encën (FOTO) – AlpeGossip
PASI KËRCEU ME KËNGËN E SAJ DHE TË NOIZYT/ Bebe Rexha KOPJON Encën (FOTO)

PASI KËRCEU ME KËNGËN E SAJ DHE TË NOIZYT/ Bebe Rexha KOPJON Encën (FOTO)

Bebe Rexha nuk lë rast pa mbështetur kolegët e saj shqiptarë dhe brohoritur me të madhe dashurinë për Shqipërinë. Kemi parë shpesh foto dhe video që ajo poston me artistë të origjinës së saj, dhe vetëm pak ditë më parë qarkulloi dhe u bë virale në internet një video ku ajo dhe Dua kërcenin valle shqiptare.

Më pas këngëtarja e hitit “I’m a mess” ka publikuar një video në Instastory-n e profilit të saj në Instagram, duke kenduar dhe kërcyer këngën e Encës dhe Noizyt.

Video u shoqërua me mbishkrimin ku tregon se sa shumë e dashuron ajo muzikën shqiptare, ndërkohë që ne sfond dëgjohet kënga “Bow down”.

Enca e ftoi për bashkëpunim që ne do na pëlqente shumë, por siç duket këngëtaren shqiptare dhe Beben i bashkon edhe një detaj tjetër. Rexha ka blerë një palë atlete GUÇI me gurë kristali që hiqen identike si të Encës, por vetëm se ngjyrë të bardha, ndërsa ajo i ka të zeza.

 

Ishte Enca ajo që i reklamoi e para në Instagram dhe nëse pyesni se sa kushtojnë, ju themi se diku te 1000 paund britanikë.