THA SE KISHTE HEQUR DORË/ Por Zaimina rikthehet në muzikë dhe mahnit me pamjen (FOTO) – AlpeGossip
THA SE KISHTE HEQUR DORË/ Por Zaimina rikthehet në muzikë dhe mahnit me pamjen (FOTO)

THA SE KISHTE HEQUR DORË/ Por Zaimina rikthehet në muzikë dhe mahnit me pamjen (FOTO)

Pothuajse një vit më parë, e ftuar te “Rudina”, Zaimina Vasjari deklaroi se nuk do të kthehej më në muzikë. Ajo u shpreh se i vinte keq kur e shihte veten në videoklipe por justifikohej me moshën e re.

“Më thonë njerëzit kur do kthehesh në muzikë? Kur do bësh një këngë të re? Them o Zot si kam harxhuar kohën e jetës time dhe jam marrë me muzikë. Më ka dhënë kënaqësi për moshën që kisha, por nuk do të rikthehem më në muzikë, sepse është diçka që ka kaluar. Ndihem shumë herë më mirë në biznes. Kam hequr dorë nga muzika dhe më vjen keq kur e shoh veten nëpër videoklipe dhe këngët që kam pasur, por e justifikoj me moshën. Unë e kam pasur pasion muzikën, nuk kam qenë këngëtare e jashtëzakonshme dhe të insistosh në diçka që nuk është se e ke talent apo që je e prirur për këtë gjë”, ishte deklarata e saj.

Mirëpo, Zaimina ka ndryshuar mendim, pasi vetëm së fundmi ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë. Pas katër vitesh, këngëtarja do të publikojë një këngë të re.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet e veshur me një set të verdhë, i cili e bën të duket shumë joshëse. “Më kishte munguar, pas 4 vitesh po vjen një këngë e re”, ka shkruar ajo krahas fotos.