BORA DHE DONALDI U PANË SË BASHKU/ Dalina Buzi zbulon të vërtetën: Si rastësi qëlloi që… – AlpeGossip
BORA DHE DONALDI U PANË SË BASHKU/ Dalina Buzi zbulon të vërtetën: Si rastësi qëlloi që…

BORA DHE DONALDI U PANË SË BASHKU/ Dalina Buzi zbulon të vërtetën: Si rastësi qëlloi që…

Prej dy ditësh në rrjetet sociale po qarkullojnë foto e video ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj, shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë një eventi ku ishin të pranishëm të dy.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, moderatorja Dalina Buzi, që po ashtu ishte e pranishme në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahiti, tregon si e pa situatën.

Bora dhe Donaldi u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit,

“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel. Ishte Sara Hoxha, Lori Hoxha, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Antonela nga ana tjetër ishte me Beatriksën. Si rastësi qëlloi që ai të ishte në një tavolinë dhe me ish-in”, tha Buzi.