“MË KE KEQKUPTUAR”/ Noizy i kërkon ndjesë publikisht Lek Plepit (FOTO) – AlpeGossip
“MË KE KEQKUPTUAR”/ Noizy i kërkon ndjesë publikisht Lek Plepit (FOTO)

“MË KE KEQKUPTUAR”/ Noizy i kërkon ndjesë publikisht Lek Plepit (FOTO)

Reperi shqiptar Noizy ka bër që një postim në rrjetet sociale ku i ka kërkuar ndjesë publikisht Lek Plepit. Ky i fundit u bë i njohur me anë të disa videove që u bënë virale.

Noizy është pa dyshim një nga reperët më të njohur për publikun shqiptar, kudo që ndodhen ato. Suksesi i tij ka kaluar kufijtë dhe këtë gjë e pasqyron mjaft mirë me koncertet që organizon. Por së fundmi Rigels Rajku i njohur si noizy i ka surprizuar të gjithë teksa i ka kërkuar ndjesë publikisht Lek Plepit.

Ky i fundit u bë i njohur me anë të disa videove që u bënë virale dhe që me anë të disa klipeve pretendoi të futej në tregun muzikor shqiptar. Së fundmi madje ka bërë edhe një ‘diss’ kundrejt grupit OTR, lideri i të cilit është Noziy dhe kjo video ka bërë xhiron e rrjetit.

Reperi ka vendosur ta ripostojë në profilin e tij dhe i ka kërkuar ndjesë personazhit të njohur si Lek Plepi.

“Lek Plepi te kerkoj ndjesë, mbase je keq kuptuar. Une ste Bej diss kurr ty. Dhe pse ky ishte dissi me i mire qe eshte ber kundra meje ndonje herë. Ty te bera dhe tag Sepse ti VLEN,”- shkruan Noizy krahas videos.