“ISHTE DASHURI ME SHIKIM TË PARË”/ Naim Abazi rrëfen njohjen me Mihrije Brahën – AlpeGossip
“ISHTE DASHURI ME SHIKIM TË PARË”/ Naim Abazi rrëfen njohjen me Mihrije Brahën

“ISHTE DASHURI ME SHIKIM TË PARË”/ Naim Abazi rrëfen njohjen me Mihrije Brahën

Mihrije Braha dhe Naim Abazi, një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar, gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, folën për projektet e reja dhe jetën e tyre personale. Mihrija u ndal te projekti i saj i ri me titull “Falja” që pritet të sjellë.

“Është një këngë e re, me tekst të bukur që mua më ka bërë përshtypje, falje, mendoj se ka ardhur një kohë që falja është e domosdoshme në momente të rëndësishme në jetë. Mendoj se është një tekst deri më tani jo shumë i prekur në kuptimin e mirë të fjalës, do ta sjell dhe me klip. Besoj se do të jetë një projekt ashtu siç kam dëshirë unë.”, tha ajo.

Ata iu përgjigjën dhe disa pyetjeve nga moderatori Alban Musa. Njëra prej tyre ishte gjëja e parë që kanë pëlqyer te njëri-tjetri kur janë njohur për herë të parë. Mihrije tha se kishte qenë zëri i tij ndërsa Naimi nga ana tjetër tregoi se ishte bukuria.

Lexoni edhe:

Merrni seriozisht pamjen e kërpudhave në këmbët dhe thonjtë tuaj! SHMANGNI AMPUTIMIN E MUNDSHËM!
Sponosored by MonadPlug
“Gjëja e parë ishte bukuria. Ishte dashuri me shikim të parë.”, tha Naimi për moderatorin. Më pas, Mihrija tregoi dhe një situatë komike kur u pyet nga Albani se cili prej tyre e kishte harruar datën e përvjetorit të martesës. “Për ta justifikuar këtë, kam harruar dhe ditëlindjen time. E kam kuptuar pas tre ditësh.”, tregoi me humor këngëtarja.