“NUK ËSHTË E LEHTË TË NDRYSHOSH ZAKONET”/ Anjeza Shahini e ka “të vështirë” shtatzaninë (FOTO) – AlpeGossip
“NUK ËSHTË E LEHTË TË NDRYSHOSH ZAKONET”/ Anjeza Shahini e ka “të vështirë” shtatzaninë (FOTO)

“NUK ËSHTË E LEHTË TË NDRYSHOSH ZAKONET”/ Anjeza Shahini e ka “të vështirë” shtatzaninë (FOTO)

Anjeza Shahini këngëtarja e njohur shqiptare, në fillim të këtij muaji dha lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin për pritjen e ëmbël e bëri të ditur vet këngëtarja, përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ku justifikoi edhe mungesën në rrjetet sociale.

Megjithatë sapo zbuloi lajmin për të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj, Anjeza pothuajse çdo ditë publikon diçka nga veprimtaria e përditshme.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi duke pirë një kafe, sigurisht pa kafeinë, për të evidentuar tek fetusi problemet e mundshme! Anjeza ka treguar se ky ndryshim i dietës dhe zakoneve nuk ka qenë aspak i lehtë për të. “Nuk është e lehtë të ndryshosh zakonet, por duket si diçka shumë natyrale kur ja vlen”- shkruan këngëtarja.

Duke ditur se pas disa muajsh do mbajë në duar dhuratën më të bukur të jetës, sigurisht që çdo sakrificë ja vlen.