NUK E NXIRRTE SHPESH NË INSTAGRAM/ Gjyshi i bën “dissin” Dojnës (FOTO) – AlpeGossip
NUK E NXIRRTE SHPESH NË INSTAGRAM/ Gjyshi i bën “dissin” Dojnës (FOTO)

NUK E NXIRRTE SHPESH NË INSTAGRAM/ Gjyshi i bën “dissin” Dojnës (FOTO)

Të gjithë ata që e ndjekin Dojna Memën në Instagram, njohin fare mirë dhe gjyshen e saj. Moderatorja e “Pop Culture” herë pas here poston video të bisedave spontane dhe reagimet e gjyshes na kanë bërë të gjithëve për vete.

Kaq të shpeshta kanë qenë postimet për të, sa fansat kërkojnë vazhdimisht  video të reja me gjyshen.

Ndërkohë, vëmendjen më të madhe nga ana tjetër po e merr gjyshi dhe këtë moderatorja e pranoi vetë.

Pak orë më parë, Dojna na sqaroi njëherë e mirë se jo vetëm që ai është po aq interesant sa gjyshja, por zgjedh të dalë në llogari sociale edhe më të rëndësishme.

“Jo po se të gjithë: Nxirr gjyshen në Insta nxirr gjyshen. Gjyshi ndërkohë del në Insta më të rëndësishme se i imi.”- shkruan me shaka ajo në foton ku ai shfaqet i përqafuar me kryebashkiakun Erion Veliaj me rastin e 74-vjetorit të çlirimit të Tiranës,ku u nderuan familjet e vjetra tiranase.