REAGIMI/ E ka moderatore në spektaklin ku merr pjesë, por Rasheli ka dy fjalë për Alketa Vejsiun (FOTO) – AlpeGossip
REAGIMI/ E ka moderatore në spektaklin ku merr pjesë, por Rasheli ka dy fjalë për Alketa Vejsiun (FOTO)

REAGIMI/ E ka moderatore në spektaklin ku merr pjesë, por Rasheli ka dy fjalë për Alketa Vejsiun (FOTO)

“Maurizio Costanzo Show”, është një nga emisionet më të shikuara dhe më të famshëm italianë i cili ndiqet edhe në trojet shqiptare. Në puntatën e fundit, është folur pak për Shqipërinë dhe për prezantuesen e njohur Alketa Vejsiun ku ka thënë fjalët më të mira për vendin tonë dhe Alketën.

“Ata bëjnë televizion të nivelit të lartë. Unë kam vizituar studiot televizive në Tiranë dhe janë shumë të bukura. Kam takuar Alketën, që është një prezantuese shumë e famshme, e cila bën programet e Bonolis në Tiranë si ‘Piter Pan’ dhe shumë të tjera dhe ajo është shumë e talentuar. Tani e kam edhe mike. Unë ndoqa nga afër edhe regjistrimin e emisioneve dhe janë me të vërtetë shumë avangarde”, – ka thënë Paola Perego.

Alketa nuk ka ngurruar që këtë ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ dhe të falenderojë për vlerësimin moderatoren italiane. Lidhur me këtë, Rasheli ka bërë një reagim ku etiketoi Alketën dhe shkroi: “Bukuria e fjalës, e shpirtit dhe e mendjes së Alketës, magjes ekranin italian. Kush e njeh nga afër kupton edhe më shumë pse ajo shkëlqen përherë. Urime Alketa!”.

Moderatorja e njohur nuk mund të mos reagonte dhe këtë postim të Rashelit e ka shpërndarë në instastoryn e saj.