“BRUNE E NDRIÇUAR”/ Ky është trendi që vjen nga Brazili (FOTO) – AlpeGossip
“BRUNE E NDRIÇUAR”/ Ky është trendi që vjen nga Brazili (FOTO)

“BRUNE E NDRIÇUAR”/ Ky është trendi që vjen nga Brazili (FOTO)

Trendet e reja të ngjyrave të flokëve për këtë sezon janë aq fantastike sa pamja e jashtme nuk do ta ndiejë fare se është dimër. Nëse ka ardhur momenti për një ndryshim ngjyre zgjidhja e duhur për të qënë sa më në modë dhe me flokë plot jetë është “brune e ndriçuar” .

Ky model që po përdoret gjerësisht nga gratë braziliane po bën namin edhe në Instagram.

Një nga parukierët më të njohur në Brazil, Joao Bosco ka treguar se kjo ngjyrë realizohet duke lënë rrënjët natyrale të flokëve dhe  i lyen nga skajet deri në mesin e gjatësisë.

Ai e çel flokun me bojë të hapur që përputhet me bazën e flokëve kështu që të gjitha këto bashkohen në një përsosmëri të ëmbël.