Elita Rudi transformohet në Maldive, kur të kthehet nuk do ta njohin më (FOTO) – AlpeGossip
Elita Rudi transformohet në Maldive, kur të kthehet nuk do ta njohin më (FOTO)

Elita Rudi transformohet në Maldive, kur të kthehet nuk do ta njohin më (FOTO)

Prej disa ditësh Elita Rudi dhe Gjiko ndodhen me pushime në Maldive, nga ku postimet e tyre, fotot e videot kanë tërhequr shumë vëmendjen dhe po komentohen çdo ditë në media e rrjete sociale.

Ajo e cila i ka mahnitur të gjithë me fotot e fundit është Elita, në fillim u komentua për foton me rroba banjo, më pas për faktin se ishte skuqur nga dielli, ndërsa tani për transformimin që ka pësuar.

Elita ka marrë aq shumë ngjyrë në këto ditë pushimesh në Maldive, sa do të jetë e vështirë ta njohin kur të kthehet në Kosovë.

Këtë e dëshmon foto më e fundit e moderatores ku shfaqet duke pirë kafen, e veshur me një robdëshambër dhe e gjitha ngjyrë çokollatë.

Por edhe Gjiko ka marrë shumë ngjyrë e kjo shihet në një nga postimet e tij të fundit në Instastory, ku për fansat ka qenë e vështirë në fillim ta njihnin që ishte reperi.