“NUK E NJOH NORMALITETIN”/ Donatella Versace flet për varësinë ndaj drogës dhe për fëmijët – AlpeGossip
“NUK E NJOH NORMALITETIN”/ Donatella Versace flet për varësinë ndaj drogës dhe për fëmijët

“NUK E NJOH NORMALITETIN”/ Donatella Versace flet për varësinë ndaj drogës dhe për fëmijët

Së fundmi, Donatella Versace në një intervistë për “Vanity Fair” ka folur hapur rreth problemeve të saj me drogën, të shkuarën, dhe fëmijët.

Drejtueja e një prej shtëpive më të mëdha të modes ka pranuar se ka qenë një nënë e çuditshme për fëmijët e saj, duke e klasifikuar veten si një mama jo normale.

Ajo kujton një rast kur mësuesja e djalit të saj, Danielit, e kishte telefonuar për t’i thënë se djali kishte ardhur në klasë i përgjumur. Dhe kur është pyetur pse nuk kishte fjetur ai ishte përgjigjur “Se Elton John luajti piano gjithë natën në shtëpinë tonë”

“Ishte e vërtetë. Unë nuk e njoh normalitetin”-shprehet Donatella. “ Nëse nuk do që ta jetosh jetën sillu normale, por nëse do ta jetosh atë, normalitetin e lë mënjanë.”

Mbretëresha e modës ka kujtuar gjithashtu edhe periudhën e errët të jetës së saj kur ka qenë e varur nga droga, por që ia arriti ta kapërcente me sukses.

Nuk e kam kthyer më kokën pas dhe nuk kam rënë sërish në kurth. Në fillim ishte argëtuese por më pas u shëndërrua e gjitha në trishtim dhe palumturi.

“Humba shumë miq kur vendosa të hiqja dorë nga droga. Më pas disa nga ata, ndoqën rrugëtimin tim dhe shpëtuan nga ajo varësi. Eshtë bukur kur takoheni tani.”- tregon ajo.

Ndërkohë e pyetur për raportin me moshën, Donatella thotë se mosha është vetëm një numër, dhe ditëlindjet në shtëpinë e saj nuk i kanë pëlqyer asnjëherë.