NUK KA NDRYSHUAR FARE/ Prindërit zbulojnë foto nga fëmijëria dhe pseudonimet e Rita Orës – AlpeGossip
NUK KA NDRYSHUAR FARE/ Prindërit zbulojnë foto nga fëmijëria dhe pseudonimet e Rita Orës

NUK KA NDRYSHUAR FARE/ Prindërit zbulojnë foto nga fëmijëria dhe pseudonimet e Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston sot 28-vjetorin dhe le të nisin urimet për ditëlindjen e saj.

Ajo nuk ndodhet në Londër pranë familjes, pasi tregoi në rrjetet sociale se pas Dubait destinacioni i saj është Sidnej.

Mes urimeve më të veçanta janë ato që i bëjnë nëna Vera dhe babai Besnik

“Rita Pita, urime ditëlindja zog! Të dua shumë! Shijoje Phoenix”, shkroi krah një fotoje nga fëmijëria e këngëtares, nëna e saj.

Gjithashtu edhe i ati sjell një kujtim kur Rita ishte fëmijë dhe i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen. Shumë urime. Të dua. Babi”.

Kujtojmë që këngëtarja të premten lançoi albumin e ri “Phoenix”, i cili vazhdon të renditet në 10-shen më të dëgjuar.