“ARMIKU MË I MADH”/ Metamorfoza e Kastro Zizos: Nuk pij më alkool – AlpeGossip
“ARMIKU MË I MADH”/ Metamorfoza e Kastro Zizos: Nuk pij më alkool

“ARMIKU MË I MADH”/ Metamorfoza e Kastro Zizos: Nuk pij më alkool

Këngëtari Kastro Zizo kohët e fundit ka qenë më aktiv se kurrë në muzikë, duke publikuar 3 këngë për një kohë të shkurtër. Madje ai është duke xhiruar dhe klipin e tij të rradhës, sërish në një bashkëpunim me këngëtaren Sue.

Pjesë e emisionit “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës përveç se për detajet nga projektet muzikore ai ka folur dhe për disa fakte më personale, si për shembull, që alkooli në këtë moment është armiku i tij më i madh. Pasi i vihet në dukje fakti se ai gjatë gjithë realizimit të emisionit dhe xhirimeve të videoklipit, nuk ka pirë fare, as edhe një birrë, ndryshe nga sa qarkullojnë zërat, ai thotë: “Në fakt kam pas pirë sa i kam luajtur fenë, edhe në “orar të punës”, megjithatë u bënë goxha kohë që unë nuk kam marrdhënie të mira me alkoolin, madje s’kam marrdhënie fare”

“Madje tani kam filluar të shijoj, të parit të tjerëve që të pijnë. I them të pijnë në syrin tim, që të më shërbejë dhe mua si sprovë.”- shton Kastro. Ai rrëfen gjithashtu se vjen nga një moment pastrimi total, mendor dhe fizik e për këtë arsye, alkooli është armiku i tij më i madh momental.

Jo vetëm në këngë, por edhe në intervista, Kastro di të japë gjithmonë mesazhet e duhura.