SYZE TË GËRVISHTURA? Ja disa mënyra për t’i “shpëtuar” ato – AlpeGossip
SYZE TË GËRVISHTURA? Ja disa mënyra për t’i “shpëtuar” ato

SYZE TË GËRVISHTURA? Ja disa mënyra për t’i “shpëtuar” ato

Zbuloni mënyrat si të shpëtoni syzet e gërvishura.
Të gjithë personat që mbajnë syze, qoftë këto syze dielli apo syze që përdorin personat që kanë probleme me shikimin, ndodh që ato t’ju gërvishten. Zgjidhja më e lehtë është t’i hidhni, por ne ju kemi sjellë disa mënyra efektive se si mund t’i shpëtoni ato, madje pa harxhuar para.

1. Sodë buke dhe ujë
Kjo metodë është shumë e njohur dhe ju shpëton shumë para. Hidhni një lugë sodë buke dhe një lugë ujë. Me këtë miksim fërkoni xhamin e syzeve tuaja, shplajeni më pas me ujë dhe fshijeni me një pecete të butë.

2. Pastruesi i xhamave të makinës
Kjo është shumë e thjeshtë. Thjesht hidhni shumë pak në xhamin e syzeve, dhe pastrojini me një pecetë të zakonshme duke prekur çdo cep.

3. Pastruesi i monitorit të kompjuterit
Ndiqni të njëjtën rrugë si me pastruesin e xhamave të makinës.

4. Pastë dhëmbësh
Hidhni pak në gishtin tuaj dhe shpërndajeni kudo në xham. Më pas pastrojeni me peceta të pastra. Nëse gërvishjet janë të thella, do të duhet ta përsërisni 3-5 herë.

5. Vazelinë
Në një copë vendosni pak vazelinë dhe vendoseni mbi xham, sigurisht pa lënë asnjë cep. Shenjat e gërvishjes do zbehen.