Shumë mediume nga mbarë bota kanë raportuar sot për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe ardhjes së këngëtares Rita Ora në Prishtinë pikërisht për këtë arsye.
Por, në mesin e shumë raportimeve, ka pasur edhe të tillë që kanë gabuar shtetin ku ka shkuar Rita Ora për të shënuar ditën e pavarësisë.
Gazeta britanike Daily Mail në versionin e saj online e ka ngatërruar Kosovën me Ukrainën, duke shkruar që “Rita Ora feston 10 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës”, mbishkrim ky që shoqëron një video ku Rita shihet në Prishtinë në disa InstaStory në faqen e saj.
Ukraina kishte shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më 24 gusht 1991, kurse Kosova ka shënuar sot dekadën e parë të pavarësisë.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-5403745/Rita-Ora-meets-Kosovos-prime-minister-ahead-show.html?ito=embedded