U RA UNAZA NË PUSETË GJATË PROPOZIMIT/ Policia në kërkim të çiftit – AlpeGossip
U RA UNAZA NË PUSETË GJATË PROPOZIMIT/ Policia në kërkim të çiftit

U RA UNAZA NË PUSETË GJATË PROPOZIMIT/ Policia në kërkim të çiftit

Policia është vënë në kërkim të një burri dhe një gruaje, që humbën një unazë fejese.

Atyre u ra unaza në një pusetë kullimi, gjatë një propozimi për martesë që mori një kthesë katastrofike.

Çifti është filmuar në kamera pasi burri iu ul në gjunjë të dashurës së tij në Times Square të premten në mbrëmje.

Sipas Departamentit të Policisë së New York, gruaja i tha po propozimit për martesë.

Por kur partneri i saj i emocionuar mori përgjigjjen pozitive humbi unazën e fejesës që ra në pusetë.

Edhe pse tentuan ta gjenin, nuk arritën që ta merrnin dot.

Sipas policisë unaza ra 2.4 metra poshtë hekurave. Por çifti u largua nga vendi pa lënë emrat apo detajet e kontaktit.

Fotot e unazës dhe çiftit janë publikuar dhe është kërkuar ndihma e njerëzve për t’i gjetur në mënyrë që ti kthehet unaza.

Më shumë se 350,000 njerëz çdo ditë vizitojnë Times Square në Midtown Manhattan, e njohur si “Kryqëzimet e Botës” .