BESOJENI OSE JO/ Frika më e madhe e Gigi Hadid janë kapakët e tualeteve (FOTO) – AlpeGossip
BESOJENI OSE JO/ Frika më e madhe e Gigi Hadid janë kapakët e tualeteve (FOTO)

BESOJENI OSE JO/ Frika më e madhe e Gigi Hadid janë kapakët e tualeteve (FOTO)

Çfarë keni frikë? Të mbeteni në ashensor? Lartësitë? Të mos zgjohesh në mëngjes nga alarmi?

Derisa të mendoheni për përgjigjen tuaj, ju zbulojmë frikën më të madhe të supermodeles Gigi Hadid, e cila tha se e ka tmerr ta shohë kapakun e tualetit lart.

“Jam në rregull me merimangat, lartësitë, kllounët. Por nuk më pëlqen kur dal nga dushi dhe kapaku i tualetit është i hapur.” – tha Gigi, gjatë një intervistë për “W Magazine”.

Por Gigi, nuk e le me kaq, por e sqaron më së mirë përse është kaq e frikshme!

“Unë jam akoma e lagur me ujë, tualeti ka ujë brenda dhe ndihem çuditshëm. Nëse kapakun e tualetit e shoh lart, nuk lahem. Jam shumë e sigurtë që tani do e shihnin edhe ju tualetin në një tjetër mënyrë dhe do të ndiheni të çuditshëm kur të laheni.” – përfundoi Gigi.