DONTE TË BËNTE REALITET PËRRALLAT/ “Shtriga” përfundon në burg – AlpeGossip
DONTE TË BËNTE REALITET PËRRALLAT/ “Shtriga” përfundon në burg

DONTE TË BËNTE REALITET PËRRALLAT/ “Shtriga” përfundon në burg

Një 33-vjeçar është akuzuar për sulmin ndaj adoleshentit gjatë karnavaleve magjike në jugperëndim të Gjermanisë.

Reinhold K. u maskua si “shtrigë” në festivalin vjetor “Witchcraft Eppinge” që u realizua në muajin shkurt dhe bëri një shaka nga e cila e pësoi keq.

Viktima ishte 18-vjeçarja Janine, e cila pësoi djegie të rënda në këmbë. Ajo qëndroi për dy muaj në spital që të kurohej për lëndimet që do ti mbeten gjithë jetës në trup.

Miqtë e Janines e sfiduan që ti afrohej grupit të shtrigave. Njëra prej tyre (Reinhold) e mbajti ndërkohë që një tjetër ngriti kapakun dhe i tha të fuste këmbën në ujin e valuar.

Thuhet se ky veprim u bë për të imituar skenat në përralla dhe legjenda ku shtrigat i fusnin viktimat e tyre në ujë të valuar. Ende nuk dihet dënimi që do marrë 33-vjeçari për këtë veprim.