VIDEO QË PO BËHET VIRALE/ Njihuni me demin gjigant pa hormone – AlpeGossip
VIDEO QË PO BËHET VIRALE/ Njihuni me demin gjigant pa hormone

VIDEO QË PO BËHET VIRALE/ Njihuni me demin gjigant pa hormone

Fotot e një demi të madh me muskujt të jashtëzakonshëm janë bërë virale në mediat online këtë javë. Fotot tregojnë muskujt e rrumbullakosur të demit, duke bërë që shumë shikues të mos e besojnë atë ose t’ju duket si një “bodybuilding”.

Por sipas PETA-s, një organizatë e dedikuar për mbrojtjen e kafshëve, thotë se demat belgë janë aq të mëdhenj dhe të rëndë për shkak të një mutacioni gjenetik të quajtur ‘muskuli i dyfishtë’.

Mutacioni do të thotë se kafshët janë duke humbur një proteinë që kontrollon rritjen e tyre të muskujve, tha organizata bamirëse.

Organizata thotë se kafshë të tilla mbahen posaçërisht në ferma të tilla për shkak se prodhojnë më shumë mish.

PETA paralajmëroi se kafshët ‘shpesh kanë probleme të rënda shëndetësore’ duke përfshirë shtatzënitë e vështira dhe defektet e lindjes.

Disa komentues dyshuan se demit gjigant i ishte dhënë hormone dhe steroide për të rritur madhësinë e tij. Nuk është e qartë se ku është filmuar video.