NJË RIKTHIM NË MUZIKË? Ardit Gjebrea jep përgjigjien që nuk e prisnim:Kur largohet…(FOTO) – AlpeGossip
NJË RIKTHIM NË MUZIKË? Ardit Gjebrea jep përgjigjien që nuk e prisnim:Kur largohet…(FOTO)

NJË RIKTHIM NË MUZIKË? Ardit Gjebrea jep përgjigjien që nuk e prisnim:Kur largohet…(FOTO)

Një një intervistë për emisionin “Thumb” ditën e sotme, Ardit Gjebrea ka zbuluar se në natën finale të “Këngës Magjike” ai do të kthehet në skenë për të kënduar, por kjo nuk është e gjithë surpriza.

Arditi ka rrëfyer se do të performojë një këngë të kompozuar nga Flor Mumajesi, me tekst të shkruar nga ai vetë. Titulli i këngës është “Kur them Ajo” dhe të gjithë tekstin Arditi ja ka dedikuar të ëmës që u nda nga jeta pak muaj më parë.
“Kur një njeri i shtrenjtë largohet nga jeta jote të ikën gjithçka, por a mund ta fshish emrin dhe të thuash ajo? Është e pamundur.”

Siç ju thamë në fillim, fakti që Arditi do të këndojë nuk është e vetmja surprizë. Ai vetë ka treguar se në skenën e “Këngës Magjike” për të kënduar me të do të ngjitet edhe tenori i njohur shqiptar Saimir Pirgu.