I DINIT? Ja 5 Tradita të pazakonta për Vitin e Ri në botë – AlpeGossip
I DINIT? Ja 5 Tradita të pazakonta për Vitin e Ri në botë

I DINIT? Ja 5 Tradita të pazakonta për Vitin e Ri në botë

Atmosfera e festave të fundvitit ka pushtuar të gjithë vendet e botë. Sigurisht çdo shtet ka mënyra të ndryshme të të festuarit dhe disa tradita të pazakonta. Zbulojini ato në listën më poshtë.

1. Në Gjermani ekziston tradita e djegies së një pjese metali prej plumbi. Ajo digjet për disa minuta në flakët e qiriut dhe më pas futet menjëherë në ujë të ftohtë. Nga forma që do të marrë plumbi do të përcaktojë edhe se si do të jetë viti që po vjen. Këtë gjermanët e cilësojnë si tradita e fatit të mirë.

2. Në Singapor gjiri i qytetit “Marina” mbrëmjen e Vitit të Ri është i mbushur me sfera që permbajnë dëshira të banorëve dhe turistëve për vitin që po vjen. Gjiri Marina cilësohet si gjiri i shpresës dhe dritës së qytetit.

3. Në Danimarkë banorët festojnë Vitin e Ri duke thyer pjata. Gjithashtu nëse kanë miq të ftuar në shtëpi thyejnë pjata dhe për to.

4. Në Rio de Janeiro mbrëmja e Vitit të Ri festohet në plazh, ku të gjithë duhet të vishen me veshje të bardha, pasi e bardha përfaqëson paqen dhe rilindjen. Ndërsa në mesnatë ata bëjnë shëtitje përgjatë oqeanit dhe presin që këmbët e tyre të prekin 7 dallgë të vogla. Në këtë mënyrë kanë marrë bekimet e zotit për vitin që vjen.

5. Në Skoci Viti i Ri zgjat tre ditë. Ditën e parë ata bëjnë paradën me piahtarë të epokës së vikingëve dhe veshjet e tyre karakteristike të epokës dhe më pas shpërthejnë fishekzjarret. Ndërsa në 31 dhjetor në mesnatë ato zhvillojnë sërish ceremoninë me fishekzjarre dhe më pas kryejnë ritualin e larjes në ujin e ftohtë të lumit.