5 shenja të frikshme që na bindin se PO, ai është tradhtar! – AlpeGossip
5 shenja të frikshme që na bindin se PO, ai është tradhtar!

5 shenja të frikshme që na bindin se PO, ai është tradhtar!

“Njëherë tradhtar, gjithmonë tradhtar”, fatkeqësisht ndodh të jetë e vërtetë. Gjithsesi është gjithashtu e vërtetë se njerëzit meritojnë një mundësi të dytë dhe nëse ai është penduar vërtetë do të bëjë gjithçka që t’i ta harrosh ndjesinë e tmerrshme të tradhtisë.

Sido që të jetë, ne na pëlqen të jemi me këmbë në tokë dhe e dimë të gjithë se më e mira është të parandalojmë gjithçka na lëndon me aq sa mundemi.

Për të qenë më të qartë, ekzistojnë disa shenja të cilat tregojnë se nëse ai ju ka tradhtuar njëherë, do ta bëjë sërish.

1. Nuk të prezanton me asnjë nga njerëzit e tij të rëndësishëm

Kur përfshihemi në një lidhje, ne shpresojmë më të mirën e mundshme. Por rezultatet e një lidhjeje, varen gjithmonë nga veprimet tuaja dhe të partnerit. Nëse ai nuk të ka prezantuar kurrë me asnjë nga familjarët apo rrethi i ngushtë shoqëror, shanset se po fsheh diçka tjetër janë të mëdha. Vendoseni në provë!

2. Shumicën e kohës nuk është atje për ty dhe justifikimet janë pavënd.

Përveç kohës që i zë puna, nuk ka arsye në botë që e justifikon zhdukjen afatgjatë, vetëm nëse ai ka dikë tjetër paralelisht me ju. Sa më tolerante të tregoheni për këtë pjesë, aq më e lehtë do të jetë për atë t’ju tradhtojë.

3. Bëhet nervoz kur t’i i prek telefonin

Ç’arsye ka për t’u bërë i tillë? Vetëm nëse ju jeni super posesive dhe kërkoni të shihni çdo bisedë WhatsApp-i, atëherë s’i vëmë dot faj. Por, në rast se çdo gjë në telefonin e tij ka një kod dhe ti vëren se atij po i del tym nga veshët sapo duart e tua prekin telefonin e tij. Përdorni empatinë goca dhe mos flisni derisa të siguroheni.

4. Të kujtohet kur t’i ishe ajo me të cilin ai flirtonte dikur?

Ok, çdo rregull ka dhe përjashtime, por le t’i dalim para së keqes. Ai dikur ka qenë i lidhur, por diçka ndodhi dhe u fiksua pas teje. Gjërat shkuan si shkuan dhe jeni bashkë. Nëse ai e ka në gjak këtë, çfarë të bën të mendosh se nuk do ta bëj dhe me ty këtë?

5. Thellë thellë, ti vet e ndjen se diçka nuk shkon.

Asgjë nuk është më e saktë se intuita e një femre. Të gjitha kemi aftësinë të kuptojmë kur gjërat s’po shkojnë ashtu siç duhet. Vetëm nëse zgjedhim t’i justifikojmë vetë ose t’i pranojmë në heshtje. Në rastin tjetër, ti mund ta nuhasësh shumë mirë tradhtinë. Dhe jo, s’po bëhesh paranojake. Di më shumë nga ç’mendon se di.

Shënim: Nëse tek i dashuri juaj s’vini re asnjë nga shenjat e mësipërme, keni një ëngjëll ose një manipulues të tmerrshëm në krah. Kështu që vigjilente deri në vdekje!

Burimi: Cosmopolitan