ÇFARË DASHURIE! E vogla e Chris Brown ka trashëguar talentin e tij – AlpeGossip
ÇFARË DASHURIE! E vogla e Chris Brown ka trashëguar talentin e tij

ÇFARË DASHURIE! E vogla e Chris Brown ka trashëguar talentin e tij

E vogla e Chris Brown ka të trashëguar talentin e atit Edhe pse në moshë të vogël, Royalty Brown ka të gjithë talentin e babait të saj.
Ka qenë e ëma e saj, Nia Guxman e cila ka publikuar një video të 4-vjeçares teksa performonte në shfaqjen e fundvitit në shkollë. Me një kurorë lulesh në kokë, Royalty kërceu në ritmet e këngës së Taylor Swift “Shake it off”. Duket qartë që e vogla ka talentin e babait të saj, Chris Brown.
Ajo arrin të ndjekë ritmin dhe e adhuron kërcimin njësoj si ai. Mbase një e ardhme e ndritur e pret edhe vogëlushen, e cila që tani nuk nguron të bëhet pjesë e shfaqjeve argëtuese me bashkëmoshatarët e saj.