ERA ISTREFI BËHET NOSTALGJIKE/ Ja si u kujton fillimet e karierrës (FOTO) – AlpeGossip
ERA ISTREFI BËHET NOSTALGJIKE/ Ja si u kujton fillimet e karierrës (FOTO)

ERA ISTREFI BËHET NOSTALGJIKE/ Ja si u kujton fillimet e karierrës (FOTO)

Era Istrefi është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, që brenda pak vitesh u bë e njohur edhe ndërkombëtarisht. Këngëtarja që në fillimet e saj tërhoqi shumë vëmendje duke bërë shumë bujë me këngët e saj.

Së fundmi Era është kthyer pas në vite duke sjellë në mendje kohën kur sapo filloi të bëhej e famshme në Shqipëri, gati 3 vite më parë. Ajo ka publikuar një video të shkëputur nga kënga “Njo si ti”, që në 2015 u pëlqye shumë dhe sot numëron plot 33 milionë shikime në ‘Youtube’. “Po kërkoja në gjërat e mia të vjetra dhe gjeta këtë”, – ka shkruar Era.

Siç duket vetja i duket shumë  e vogël në video dhe prandaj e cilëson si “bebe”. Në atë kohë ajo ka qenë më e vogël në moshë, megjithatë stili i saj ka qenë dhe vazhdon të mbetet shumë avantgard.