“TOP CHANNEL” URON SHQIPTARËT ME KËNGËN E FUNDVITIT/ Ky person i rëndësishëm mungon në “kartolinë” (VIDEO) – AlpeGossip
“TOP CHANNEL” URON SHQIPTARËT ME KËNGËN E FUNDVITIT/ Ky person i rëndësishëm mungon në “kartolinë” (VIDEO)

“TOP CHANNEL” URON SHQIPTARËT ME KËNGËN E FUNDVITIT/ Ky person i rëndësishëm mungon në “kartolinë” (VIDEO)

Top Channel” ka publikuar këngën e fundvitit përmes së cilës, uron të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit. Kënga, që është bërë traditë prej 17 vitesh, ka bërë bashkë të gjithë stafin e televizionit, të cilët nisin të këndojnë disa vargje përpara mikrofonit. Ata kanë menduar që këtë vit, të performojnë këngën “Lule” dhe madje, kanë të ftuar special edhe këngëtarin Frederik Ndoci.

Luana Vjollca, Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Bieta Sulo, si edhe moderatoret e reja që i janë bashkuar “Top Channel” Klea Huta, Nevina Shtylla, Stela Kotri, e shumë e shumë të tjerë këndojnë për publikun.

Mirëpo, dikush mungon dhe ai është Ledion Liço! Moderatori nuk shihet kurrkund në videon e publikuar dhe lind pyetja: “Përse?”

Përpara se të lidhte kurorë me Sara Hoxhën, Ledioni hoqi dorë edhe nga rrjetet sociale, ndërsa stafetën e moderimit të “The Voice” ia kaloi Dojna Memës.

Ku ka humbur Ledioni?!