“VIRGJËRINË E KAM BËRË DHURATË PËR DITËLINDJE”/ Balerina shqiptare tregon detaje nga jeta private (FOTO) – AlpeGossip
“VIRGJËRINË E KAM BËRË DHURATË PËR DITËLINDJE”/ Balerina shqiptare tregon detaje nga jeta private (FOTO)

“VIRGJËRINË E KAM BËRË DHURATË PËR DITËLINDJE”/ Balerina shqiptare tregon detaje nga jeta private (FOTO)

Jo vetëm një sorkadhe në skenë, me një elegancë të papërshkueshme, por edhe një vajzë shumë e hapur me publikun. Pa rezerva dhe ndryshe nga një pjesë e mirë e bashkëmoshatareve të saj apo personazheve të tjerë të njohur, sa herë është përpara gazetarëve, Isida Mollaymeri i përgjigjet drejtpërdrejt çdo pyetjeje që i bëhet, pa anashkaluar asgjë dhe pa sikletin më të vogël për çdo kureshtje që publiku ka për të.

Nuk është në grupin e personazheve që ndan gjithçka me publikun në rrjetet sociale, sepse dëshiron që jeta e saj personale të mbetet e tillë, por nuk është e rezervuar sa herë gjendet përpara intervistave, as nuk bën gocën e mirë që nuk ngjan me të, përkundrazi. Isida nuk del asnjëherë jashtë vetes dhe origjinalitetit që e karakterizon. Dhe nuk ka rëndësi se ç’mendojnë të tjerët jashtë saj…

E ftuar këtë të shtunë në Pop Culture, përballë Kelvi Kadillit, Isida rrëfeu për projektet e saj të reja në fushën e baletit, por nuk shpëtoi as nga pyetjet për jetën personale. Mes atyre më pikanteve të Kelvit, Isida nuk u bëri bisht as pyetjeve më intime, siç ishte ajo për marrëdhënien e saj të parë. Kështu, pyetjes se në ç’moshë ka kryer marrëdhënie për herë të parë, balerina iu përgjigj: “Unë e kam bërë dhuratë për ditëlindje…” duke shtuar se, meqë ishte një gjë për t’u bërë “dhe meqë ishte e çmuar, ia kam bërë dhuratë të dashurit”, – tha ajo.

Kelvi, që gjithmonë në këto raste i shtohet edhe më shumë kureshtja, pyeti nëse ishte dhuratë për ditëlindjen e tij apo të saj dhe balerina tha: “Për ditëlindjen e tij…”