E PAPRITUR/ Albi Nako dhe Alba Hoxha i japin fund lidhjes (FOTO) – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Albi Nako dhe Alba Hoxha i japin fund lidhjes (FOTO)

E PAPRITUR/ Albi Nako dhe Alba Hoxha i japin fund lidhjes (FOTO)

Prej më shumë se një viti në media është përfolur për një lidhje mes koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së televizionit Klan, Alba Hoxha.

Megjithatë ata përherë i mohuan këto lajme duke thënë se janë thjesht miq, shpesh dyshja u pa nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje dhe në evente të ndryshme shkonin bashkë. Burime pranë çiftit treguan se lidhja e tyre do bëhej dhe më serioze pasi do njiheshin me familjarët e njëri-tjetrit.

Mirëpo, prej kohësh nuk është dëgjuar më asgjë për çiftit e njohur dhe së fundmi të gjithë janë habitur teksa  Albi dhe Alba e kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram duke ngritur kështu aludimet se marrëdhënia e tyre ka marr fund.