“UNË JAM ERA DHE…”/ Këngëtarja elektrizon skenën në Belgjikë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“UNË JAM ERA DHE…”/ Këngëtarja elektrizon skenën në Belgjikë (FOTO+VIDEO)

“UNË JAM ERA DHE…”/ Këngëtarja elektrizon skenën në Belgjikë (FOTO+VIDEO)

“Unë jam Era, edhe koha jeme osht t’u ardh…” Epo, koha e Era Istrefit ka ardhur me kohë, madje që me këngën e parë të saj dhe vazhdon edhe sot po aq energjike dhe tejet atraktive.

Këngëtarja e njohur, ka elektrizuar skenën e Tomorrowland-it në Antwerpen, Belgjikë.

Artistja u shfaq me një look krejtësisht të ri, me flokë të gjatë ngjyrë gruri të shoqëruar me disa gurë vezullues në pjesën e sipërme.

 

Nën tingujt e muzikës elektro, ajo këndoi këngën e saj të re, që pritet të publikohet së shpejti të titulluar “Selfish”.

E karakterizuar me stilin e sajë të veçantë, Era ka ‘ndezur skenën’ me perfomancën e saj.

Ajo ka publikuar disa video në profilin e saj personal në Instagram, që dëshmojnë atmosferën e mbrëmjes prestigjoze në Belgjikë.