Komentete e Kanye West për Drake nuk kanë të sosur. Sërish reperi bëri statuse të shumta kundrejt Drake.
Të shtunën në mëngjes Kanye ndau me publikun një fotografi të një artikulli ku thuhet se Drake filloi ta ndiqte gruan e tij, Kim Kardashian në Instagram.
“Unë kurrë nuk e kam ditur deri këtë mëngjes se Drake ndoqi gruan time në Instagram që prej shtatorit”, u shpreh Kanye.
Kanye West is mad at Drake for following Kim Kardashian on social media pic.twitter.com/k7FK0EzXtI
— BallerAlert (@balleralert) December 29, 2018
Kanye vazhdoi me reagimet ndaj Drake.
“Më është dashur të flas për këtë sepse është gjëja më e keqe dhe unë e pashë vetëm këtë mëngjes. Imagjinoni të keni problem me dikë dhe ata ndjekin gruan tënde në Instagram”, theksoi ai.
Ye pohon se nuk ka xhelozi ndaj reperit të albumit “Scorpion”, që tashmë nuk e ndjek më Kim në Instagram.
“Ne vërtet i duam çdo të mirë këtij njeriu dhe i dëshirojmë lumturi”, tha mes te tjerash Kanye.