Bëri bujë pak javë më parë sherri mes reperit shumë të pëlqyer nga publiku, Majk me ish-partneren e tij, Majlinda Zekën me të cilën ka një djalë, Roanin.
Majk deklaroi se Majlinda nuk e lejonte ta takonte djalin, ndërsa ajo e mohonte këtë duke e akuzuar reperin se nuk kujdesej për djalin.
Mirëpo këtë fillim viti, Majk dhe Majlinda e kanë hedhur pas krahëve sherrin. Roan po qëndron aktualisht me Majkun i cili ka postuar disa video me të birin.
Në njërin postim Majk filmon Roanin duke parë filma vizatimor teksa e ëma e reperit kujdeset për të.