ÇIFTI TURK NUK JETON MË BASHKË/ Shkak bëhet nëna e këngëtarit – AlpeGossip
ÇIFTI TURK NUK JETON MË BASHKË/ Shkak bëhet nëna e këngëtarit

ÇIFTI TURK NUK JETON MË BASHKË/ Shkak bëhet nëna e këngëtarit

Dyshja e njohur turke, Murat Boz dhe Asli Enver pas disa muajsh ndarje u rikthyen sërish me njeri-tjetrin.

Ata vendosën t’i japin një shans të dytë dashurisë së tyre për të provuar sërish  nëse këtë herë do të funksionojë.

Para ndarjes ata bashkëjetonin në një shtëpi luksoze në Turqi dhe familjarët e tyre ishin suporti më i madh.

Por pas ribashkimit ata nuk po jetojnë më bashkë. Mediat turke shkruajnë se shkak për këtë është bërë nëna e Muratit. Asli është zënë me nënën e tij dhe me sa duket situata nuk është aspak e mirë. Ato nuk ndjekin njëra-tjetrën as në rrjetet sociale.