Një adoleshent ka humbur jetën pasi u përpoq të hynte në dhomën e tij nga ballkoni i dhomës ngjitur në katin e tetë të anijes Royal Caribbean’s Harmony of the Seas dhe rrëshkiti mbi skela.
Laurent Mercer nga ishujt francezë, Wallis and Futuna mësohet se nuk kishte gjetur kartën e dhomës dhe tentoi të hynte nga ballkoni ngjitur me dhomën e tij.
Por 16-vjeçari humbi ekuilibrin dhe ra mbi skelë.
Mercer ishte në pushime me familjen e tij.
Anija, që ishte në një udhëtim 7 ditor në Karaibeve, ishte ankoruar gjatë asaj kohe në Labadee, Haiti, ku Royal Caribbean zotëron një vendpushim privat.
“Ekipi mjekësor shkoi menjëherë në skelë dhe u përpoq ta mbante në jetë, por dali kishte pësuar trauma të mëdha në kokë dhe u shpall i vdekur,”-thuhet në deklaratë.