SURPRIZA E SPEKTAKLIT/ Djali i këngëtares së famshme shqiptare konkurron në “The Voice Kids” (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZA E SPEKTAKLIT/ Djali i këngëtares së famshme shqiptare konkurron në “The Voice Kids” (FOTO)

SURPRIZA E SPEKTAKLIT/ Djali i këngëtares së famshme shqiptare konkurron në “The Voice Kids” (FOTO)

Këngëtarja dhe gazetarja e mirënjohur shqiptare nga Struga Fitnete Tuda mbrëmjen e djeshme është mbuluar nga emocionet pasi djali i saj Doni ka performuar në “The Voice Kids”.

Doni, si rrallë fëmijë të moshës së tij ndjek një strategji për të mposhtur emocionet!

“Strategjia ime është, do i mbyll sytë, do bëj sikur jam në dhomën time dhe askush nuk po më shikon”, është shprehur djaloshi.

Vetë Fitnetja u ngjit në skenë ku u përshëndet me kolegët dhe mori duartrokitje të forta nga publiku, të cilit i mungon prej vitesh.

Emocionues është fakti se Doni ka kënduar këngën e nënës së tij “Shi bie në Tiranë”!

Rrëqethëse për një nënë të dëgjojë djalin e saj duke kënduar një këngë që e ka kënduar ajo vetë vite më parë apo jo?

Sakaq kënga pati një impakt pozitiv nga juria dhe ata që e pëlqyen më së shumti ishin Aleksandër dhe Renis Gjoka, duke e bërë Donin pjesë të skuadrës së tyre.