Pamje fizike është një nga faktorët më të rëndësishëm që i shtojnë shumë pikë dukjes së gjithësecilit prej nesh. Edhe pse prej vitesh dukej se ishin vajzat ato të cilat i kushtonin më së shumti rëndësi pamjes së jashtme duket se gjërat kanë ndryshuar. Edhe meshkujt janë duke bërë çmos që të duken sa më mirë në sytë e publikut.
Edhe në showbizin shqiptar ka raste të djemve të cilët tregojnë ndryshimet e tyre në fizik apo edhe nga at që “qahen” për shtimin në peshë.
Nga Julian Deda e deri tek Endri Mertiri, AlpeNews.al ju prezanton me rastet kur djemtë i kushtojn rëndësi të madhe shtimit në peshë apo mënyrave se si të dobësohemi:
Julian Deda
Aktori i njohur i humorit pas disa vitesh me disa kile më tepër muajt e fundit vendosi t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve në mënyrë që t’i hiqte ato.
Capital T
Të gjithë e kujtojmë se këngëtari i njohur ishte shumë mbi peshë dikur por tashmë nuk krahasohet aspak me pamjen e mëparshme. Gjithashtu Capital T shërben si motivin për të gjithë të tjerët që i kushtojnë rëndësi pamjes së tyre duke treguan se me pak vullnet mund të arrijnë atë që duhet.
Endrit Mertiri
Fotografi i njohur ka publikuar së fundmi në profilin e tij në Instagram foto të periudhave të ndryshme kohore duke bërë kështu krahasimin e pamjes fizike. Mesa duket së fundmi ai ka shtuar plot 20 kile dhe nuk është aspak i lumtur me këtë shtim në peshë.