PAS LAJMIT PËR LIDHJEN LESBIKE/ Reagon ish-e dashura e Faton Shoshit: Kujt po…(FOTO) – AlpeGossip
PAS LAJMIT PËR LIDHJEN LESBIKE/ Reagon ish-e dashura e Faton Shoshit: Kujt po…(FOTO)

PAS LAJMIT PËR LIDHJEN LESBIKE/ Reagon ish-e dashura e Faton Shoshit: Kujt po…(FOTO)

Një ditë pas lajmit se është e lidhur me një vajzë, ish-e dashura e Faton Shoshit ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

Dje u përfol se modelja nga Kosova, Gresa Hoti, e cila vijon karrierën e saj në SHBA, është në një lidhje lesbike.

Shkak u bë një foto e saj duke u puthur në buzë me “gjysmën e saj”, një vajzë tjetër me të cilën ajo kishte pozuar në disa foto dhe kishte bërë vazhdimisht dedikime dashurie.

Vajza me të cilën puthej Gresa quhet Stefany Summer Cherlier, dikur miss Bullgaria dhe tashmë është modele.

Ndërkohë sot, Gresa Hoti ka publikuar një foto bardhezi ku shfaqet me të brendshme dhe një peshqir në kokë ndërsa shkruan: “Kujt i intereson!”

Duket sikur fjalët e saj u adresohen lajmeve të shumta që u përhapën dje në mediat rozë.

Lidhja e Gresës me Faton Shohin zgjati për vetëm pak kohë dhe këtë Fatoni e konfirmoi vetë për “Story.al”.