E LIDHUR ME BALERININ SEKSI? Këngëtarja flet për mashkullin që ka hyrë në jetën e saj – AlpeGossip
E LIDHUR ME BALERININ SEKSI? Këngëtarja flet për mashkullin që ka hyrë në jetën e saj

E LIDHUR ME BALERININ SEKSI? Këngëtarja flet për mashkullin që ka hyrë në jetën e saj

Celine Dion u është përgjigjur të gjitha kritikave për peshën dhe mashkullin e ri që ka hyrë në jetën e saj, pas vdekjes së bashkëshortit.

Këngëtarja ka folur për thashethemet se është lidhur me balerinin seksi Pepe Munoz, i riu i cili është fotografuar pranë saj këto javët e fundit.

Çifti ka mohuar më parë ndonjë lloj romance që mund të ketë, por Celine ka treguar përse “miku i saj i mirë” e bën të ndihet e sigurt dhe në formën më të mirë.

Ajo tha: ‘Po, ka një mashkull tjetër në jetën time, por jo mashkulli i duhur në jetën time. Ne u afruam menjëherë si miq, evoluam … por le të mos përziejmë gjithçka”.

“Nuk më vjen keq për lajmet sepse ai është i bukur dhe ai është shoku im më i mirë. Kur them që unë jam vetëm, ju lutem më lini të qetë”.

“Ne jemi shokë të mirë. Sigurisht që përqafohemi dhe kapemi për dore dhe dalim, kështu që njerëzit e shohin këtë. Dua të them, ai më jep dorën për të dalë “.

Celine dha një përgjigje të prerë edhe për ata persona që e kritikojnë për peshën dhe paraqitjen e saj:

“Nëse më pëlqen, nuk dua të flas për këtë. Mos u shqetësoni, mos bëni foto. Nëse ju pëlqen, do të jem aty. Nëse nuk ju pëlqen, më lini rehat”.