STUDIMI I FUNDIT/ Lidhjet në distancë i afrojnë më shumë partnerët me njëri-tjetrin – AlpeGossip
STUDIMI I FUNDIT/ Lidhjet në distancë i afrojnë më shumë partnerët me njëri-tjetrin

STUDIMI I FUNDIT/ Lidhjet në distancë i afrojnë më shumë partnerët me njëri-tjetrin

Marrëdhëniet në distancë shpesh cilësohen si sfiduese për shumë çifte, sepse thuhet se nuk mund të zgjasin për një kohë të gjatë për shkak të mungesës së intimitetit. Por në kundërshtim me atë se çfarë besohet, një studim i fundit ka zbuluar se distanca gjeografike nuk ndikon aspak në një marrëdhënie.

Sipas studimit të publikuar nga “Journal of Communication”, çiftet në distancë mund ta ndjejnë më afër njëri-tjetrin dhe të komunikojnë më shumë se të tjerët. U morën në studim 30 çifte që jetonin në distancë dhe 33 të tjerë që qëndronin afër njëri-tjetrit për një javë. Studiuesit u bënë disa pyetje si: sa shumë komunikuan me njëri-tjetrin, sa shumë informacion personal kishin ndarë bashkë dhe si u ndjenë pasi folën.

Në fund studiuesit dolën në rezultatin se dy partnerë që ishin në distancë diskutonin për çështje më të thella, komunikonin më shpesh dhe madje e shikonin partnerin e tyre si idhull. Gjithashtu këta çifte e kishin më të lehtë të shprehnin dashurinë ndaj njëri-tjetrit, duke e forcuar akoma dhe më shumë marrëdhënien.