I BËRI ZILI TË GJITHËVE/ Çfarë ka të veçantë vendi ku Sara dhe Ledioni darkuan mbrëmjen e djeshme? – AlpeGossip
I BËRI ZILI TË GJITHËVE/ Çfarë ka të veçantë vendi ku Sara dhe Ledioni darkuan mbrëmjen e djeshme?

I BËRI ZILI TË GJITHËVE/ Çfarë ka të veçantë vendi ku Sara dhe Ledioni darkuan mbrëmjen e djeshme?

Të gjithë jemi të fiksuar pas ushqimit të mirë por me kaq shumë emisione dhe “reality shows” lidhur me kulinarinë, duket se ushqimi është kthyer në art më vete. Thënë këtë, Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë dy nga personazhet më të apsionuar pas eksplorimit të kuzhinave të ndryshme dhe këtë e kemi kuptuar tashmë nga Instagrami.

E veçanta e mbrëmjes së djeshme ka qenë se çifti simpatik kanë vendosur të darkojnë në një nga restorantet që ka qenë pjesë e “show”-t të gatimit “Chef’s Tables” që ka nisur transmetimin në Netflix në 2015 dhe tregon gjithçka për “prapaskenat” e kuzhinierëve më të suksesshëm të botës dhe pjatat e tyre origjinale: që nga krijimi e deri tek fama e madhe e krijuar më pas.

Me anë të Instastoryt, Sara na ka treguar pjatat që ajo dhe Ledioni kanë provuar dhe mund të themi se janë tejet të veçanta estektikisht ndaj me shumë mundësi kanë qenë absolutisht të një niveli të lartë edhe në shije.

Nëse edhe juve jeni një çift i apasionuar pas ushqimit, të provonit një restorant të këtij standardi në metropolet e botës do të ishte një ide shumë e mirë për një “arratisje romantike”.