ERA ISTREFI ZBULON PROJEKTI E RI/ Bashkëpunon me dy emra me famë botërore (VIDEO) – AlpeGossip
ERA ISTREFI ZBULON PROJEKTI E RI/ Bashkëpunon me dy emra me famë botërore (VIDEO)

ERA ISTREFI ZBULON PROJEKTI E RI/ Bashkëpunon me dy emra me famë botërore (VIDEO)

Kënga ‘Bon Bon’ ishte çelësi i artë për Era Istrefin, pasi i krijoi shumë mundësi për të vazhduar karrierën e saj jashtë kufijve shqiptarë dhe deri tani ja ka dalë mbanë më së miri. Këngëtarja ka bashkëpunuar me shumë emra të mëdhenj të muzikës botërore dhe këngët e saj kanë me mijëra klikime.

Për të arritur këto suksese këngëtares i është dashur shumë punë dhe këtë periudhë Era është duke punuar për disa projekte të rëndësishme dhe një prej tyre është ai me dy emra të njohur, Dimitri Vegas dhe Like Mike.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku tregon se projekti do të publikohet së shpejti.

Kujtojmë se Era këtë vit do të performojë edhe në eventin e rëndësishëm të sportit për femra që do të zhvillohet më 7 qershor deri më 7 korrik 2019 në Paris të Francës.