‘Nuk e kam unë në dorë’, Pirro Çako përlotet në emision (FOTO) – AlpeGossip
‘Nuk e kam unë në dorë’, Pirro Çako përlotet në emision (FOTO)

‘Nuk e kam unë në dorë’, Pirro Çako përlotet në emision (FOTO)

I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ishte kantautori shumë i dashur për publikun, Pirro Çako i cili përpos kompozimit të këngëve të reja të Elvana Gjatës, foli edhe për jetën private e marrëdhënien me të birin, Antoni.

 

“Unë me Antonin flasim siç mund të flasë një prind me dashamirësi me fëmijët e tij. I kam thënë që duhet të bësh një muzikë që të mos jetë me metra, por të peshojë. Në momentin që ti do ta bësh duhet të mendosh publikun, a do ta pëlqejë ai atë dhe të reagojë. Po e kape këtë çelës mund të bësh çdo gjë. Antoni më ka thënë që do që të bëjmë dy balada bashkë. Ai është djalë i zgjuar, ka qejf të bëjë producentin”, u shpreh Çako për të birin.

 

Pas kësaj, në ekran u shfaq videomesazhi që Anthony kishte dërguar për të atin ku shprehej se është shumë krenar dhe i premtoi se shumë shpejt do vijë në Shqipëri për të kaluar kohë bashkë.

 

“Gjithmonë ta kam thënë por është mundësia ta them sërish sa krenar jam për ty Muzika jote është e pabesueshme, sa më shumë dëgjoj këngët e tua aq më shumë krenar jam për ty. Kohët e fundit s’kemi patur mundësi të bëjmë gjëra bashkë për shkak të distancës. Unë do të vij në Shqipëri shumë shpejt dhe do të kapim gjithë kohën e humbur”, tha Antoni në videomesazh ndërsa Pirro Çako u përlot.