“VESHA 7 PALË GETA NË FESTIVAL”/ Eranda Libohova rrëfen historinë qesharake të viteve më parë – AlpeGossip
“VESHA 7 PALË GETA NË FESTIVAL”/ Eranda Libohova rrëfen historinë qesharake të viteve më parë

“VESHA 7 PALË GETA NË FESTIVAL”/ Eranda Libohova rrëfen historinë qesharake të viteve më parë

Mbrëmjen e sotme, këngëtarja e njohur Eranda Libohova ishte e ftuar tek “Rudina”, në “Tv Klan” prej ku rrëfeu një histori mjaft interesante nga Festivali i vitit 1996.

Me siguri shumë prej jush e kujtojnë këngën “Kthehu për vehte, për mua” të Eranda Libohovës.

Epo historia që fshihet pikërisht pas asaj kënge është shumë qesharake!

Këngëtarja ka zbuluar se në periudhën kur ajo këndoi këngën në fjalë ishin në modë vajzat e mbushura dhe për t’u dukur e tillë ajo ka veshur 6-7 palë geta.

“Në atë kohë ishin në modë vajzat e kolme, ndaj për të m`u dukur këmbët pak më të trasha unë kam veshur 6 a 7 palë geta”, tha Eranda.

Kjo me thënë të drejtën nuk do na kishte shkuar kurrë në mendje!