GRATË SHTATZËNË TË PA INFORMUARA/ Shtesat e acidit folik rrisin mundësitë e lindjeve të fëmijëve autik – AlpeGossip
GRATË SHTATZËNË TË PA INFORMUARA/ Shtesat e acidit folik rrisin mundësitë e lindjeve të fëmijëve autik

GRATË SHTATZËNË TË PA INFORMUARA/ Shtesat e acidit folik rrisin mundësitë e lindjeve të fëmijëve autik

Acidi folik dhe folatet janë format e tretshme në ujë të vitaminës B. Folatet gjenden në trajtë natyrale në perimet me gjethe jeshile si spinaqi, brokoli dhe lakra, bamjet, shpargujt, frutat si bananet, ananasi, pjepri, këprudhat, mishi kuq, salca e domates etj. Ndërsa acidi folik është trajta sintetike e vitaminës dhe prej vitit 1998 është rregulluar me ligj që drithërat, mielli, buka etj duhet të jenë të pasuruara me shtojca të kësaj vitamine. Kjo vitaminë rekomandohet veçanërisht të merret para periudhës së ngjizjes së një shtatzënie dhe gjatë saj, pasi mungesa e acid folik  çon në  probleme me shtyllën kurrizore dhe kafkën e foshnjes, njohur ndryse si “defekt i tubit neural”, problem që shkakton vdekjen apo invaliditet të rëndë tek fëmija.

Acidi Folik është i nevojshëm që ta konsumoni edhe para shtatzanisë, në doza prej 400 mikrogramë në ditë. Nëse nuk e keni konsumuar para shtatzanisë, gjithsesi duhet të filloni që nga momenti kur e keni kuptuar që jeni shtatzënë.

Acidi folik nuk duhet konsumuar gjatë gjithë shtatzanisë në dozë të njejtë por është i rëndësishëm që të konsumohet gjer në javën e 12 të shtatzanisë, sepse zvogëlon mundësinë e zhvillimit të anomalive.

Megjithatë ajo çfarë është shqetësuese është balancimi i këtyre shtesave sepse “mbidozat” e acidit folik rrisin mundësinë e shfaqjes së autizmit tek fëmijët.
Kërkuesit e Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health analizuan të dhënat 1,391 nënave dhe fëmijëve dhe rezultoi se fëmijët e nënave me një nivel shumë të lartë të acidit folik (si në versionin natyal  folatet -fruta perime ashtu dhe në versionin sintetik) ishin 4 herë më të rrezikuar ndaj formave të ndryshme të autizmit. Niveli i lartë i vitaminës B-12 tek nënat e reja është konsideruar gjithashtu e dëmshme, duke trefishuar rrezikun.