ZËVENDËSOI ANILËN TE “VIZIONI I PASDITES”/ Evi Reçi paska pasur një ofertë nga një tjetër televizion – AlpeGossip
ZËVENDËSOI ANILËN TE “VIZIONI I PASDITES”/ Evi Reçi paska pasur një ofertë nga një tjetër televizion

ZËVENDËSOI ANILËN TE “VIZIONI I PASDITES”/ Evi Reçi paska pasur një ofertë nga një tjetër televizion

Moderatorja dhe këngëtarja Evi Reçi, paska pasur një ofertë nga një tjetër televizion, para se të zëvendësonte Anila Çelën në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

E ftuar sot në “Klubin e Mëngjesit” në Club Fm, Evi foli për eksperiencën e re në karrierën e saj, si dhe ofertën për të drejtuar një emision argëtues.

“Po flisja me një kanal tjetër për një tjetër program, por vendosa të provoja pasditen. Programi që do të drejtoja do të ishte argëtues me muzikë dhe balet”, ka treguar ajo.

Evi foli edhe për konkurrencën me programet e tjera që jepen pasdite dhe theksoi se nuk e sheh shumë këtë pjesën e konkurrencës:

“E mira është që jam një orë më vonë, dua ta bëj mirë punën time. Nuk jam natyrë që t’i shoh shumë këto gjera”.

Evi zbuloi edhe projektin e ri muzikor që do të sjellë së shpejti në bashkëpunim me Shantel.

” Kënga do të jetë e ritmeve ballkan house, e kam shkruar vet tekstin për herë të parë, por kam edhe një tjetër këngë solo”, u shpreh këngëtarja.