KUR DO TË BËHET MAMA? Ja si i përgjigjet kësaj pyetjeje Greta Koçi (FOTO) – AlpeGossip
KUR DO TË BËHET MAMA? Ja si i përgjigjet kësaj pyetjeje Greta Koçi (FOTO)

KUR DO TË BËHET MAMA? Ja si i përgjigjet kësaj pyetjeje Greta Koçi (FOTO)

Prej ditësh ka lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re “E kuqe”. Por veç projekteve në muzikë, vështirë që ta gjeni Greta Koçin duke treguar detaje nga jeta e saj private.

Pothuajse të gjitha fotot e publikuara në Instagram-in e saj janë profesionale, ndaj nuk gjeni shpesh imazhe të publikuara nga përditshmëria.

E pyetur pak kohë më parë se kur do të fejohej, Greta u shpreh se nuk ka një mashkull në krah.

Pavarësisht këtij fakti (që mund të jetë i vërtetë ose jo), ashtu si çdo femër me siguri edhe ajo ka planet në mendjen e saj se kur dëshiron të ketë një fëmijë.

Një ndjekës e pyeti në Insta Story, se “Kur e mendon veten mami?”.

“Kam akoma kohë, megjithatë në dorë të Zotit”, iu përgjigj këngëtarja 27-vjeçare.

Greta tregoi se pas publikimit të këngës “E kuqe” do të vijë me një bashkëpunim.