Sado e paparashikueshme të jetë moda ka disa gjëra që dihen me siguri; si për shembull një kanotierë e bardhë e thjeshtë që pritet të vishet gjerësisht këtë verë.
Nisur nga shtëpitë luksoze të modës (Tom Ford, The Row) apo blogger- et me influencë, kanotierja e bardhë do të na shoqërojë përgjatë gjithë muajve të nxehtë.
Ç’është e drejta ju mban freskët, kombinohet lehtë dhe duket këndshëm.