Pse gratë i kanë më shpesh se burrat duart dhe këmbët e ftohta? Ja arsyeja – AlpeGossip
Pse gratë i kanë më shpesh se burrat duart dhe këmbët e ftohta? Ja arsyeja

Pse gratë i kanë më shpesh se burrat duart dhe këmbët e ftohta? Ja arsyeja

Ekziston një arsye shkencore për të shpjeguar pse gratë kanë duart dhe këmbët e ftohta më shpesh se sa meshkujt. Në të vërtetë, arsyet janë të ndryshme, që lidhen me reagimin e trupit ndaj temperaturave të ulëta deri te faktori i pashmangshëm hormonal.

Kini kujdes, të mos nënvlerësoni këtë “gjendje”, e cila mund të jetë gjithashtu një shenjë e disa sëmundjeve.

Kur ne ekspozohemi në temperatura të ulëta, trupi përpiqet ta mbajë të pandryshuar temperaturën e brendshme duke ngushtuar enët e gjakut që ndodhen në lëkurë. Kjo gjë kuptohet që e ul fluksin e gjakut në sipërfaqen e lëkurës si dhe në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme duke bërë që organet më të rëndësishme të organizmit, si zemra, truri, mushkëritë dhe organet e barkut të furnizohen me gjak në temperaturë të pandryshuar.

Kjo do të thotë që pjesët më të ekspozuara të trupit si duart, këmbët dhe hunda do të sakrifikohen.

Është vërtetuar se ky proçes, i cili shkakton më pak gjak për të arritur në gjymtyrë, ndodh më shpejt tek gratë e ekspozuara ndaj të ftohtit se sa te burrat.

Për më tepër, për të bërë duart dhe këmbët e akullta, te femrat kontribuon edhe faktori hormonal.

Hormonet, prekin të ashtuquajturat termo-receptorët, që janë përgjegjës për ndryshimet e temperaturës.

Zakonisht arsyet pse gratë kanë këmbë dhe duar të ftohta janë mjaft të zakonshme dhe të padëmshme.

Megjithatë, nëse gjendja e ftohtë në ekstremitetet e trupit vazhdon me kalimin e kohës dhe shkakton probleme, mund të jetë një tregues se diçka në trup nuk funksionon.

Në fakt, duar dhe këmbë të ftohta janë shpesh të zakonshme për ata që vuajnë nga anemia. Por jo vetëm, ato mund të jenë shenja të sëmundjeve vaskulare, ndryshimeve hormonale ose mosfunksionimit hepatik.

Së fundi, mund të varet nga fakti që ju bëni stërvitje pak dhe e kaloni ulur pjesën më të madhe të kohës.