Kur është fjala për trendet, ka gjithmonë një detaj në çdo sezon që bie në sy më shumë se të tjerët dhe këtë e kupton edhe nga postimet e blogereve në Instagram. Vitin e kaluar, me siguri e kujtoni që fundet apo fustanet e mëndafshit me pala ishin tendencë që jo vetëm pushtoi stilin e rrugës, por edhe faqet e Instagramit.
Këtë sezon, ka një tjetër tendencë e cila ka nisur të gjendet gjerësit në rrjet dhe është përqafuar menjëherë nga vajzat e njohura të modës.
Edhe Javët e Modës, në qytetet kryesore të modës, Milano, Paris, New York, kanë spikatur fundin e mëndafshit. Me gjatësi treçerekëshe, ky lloj fundi mund të kombinohet me bluza shumë të thjeshta, me ngjyra pastel, të gjendura gjithandej këtë sezon.
Edhe stili i rrugës ka pikërisht këtë propozim për pranverën dhe pas saj, edhe verën.