MODESTE SI MEGHAN MARKLE/ Dukesha e Sussex kujdeset vetë për veshjet e saj – AlpeGossip
MODESTE SI MEGHAN MARKLE/ Dukesha e Sussex kujdeset vetë për veshjet e saj

MODESTE SI MEGHAN MARKLE/ Dukesha e Sussex kujdeset vetë për veshjet e saj

ë gjitha vajzat do të donin të ishin në vendin e Meghan Markle, për vetë statusin që ajo ka. Por vetë Meghan duket se nuk i pëlqen të përfitojë prej statusit të saj dhe madje është shumë modeste. Dukesha është kthyer në një ikonë stili dhe nëse do të mendonit se dikush tjetër kujdeset për veshjet e saj, gaboheni!

Miqtë e Meghan kanë zbuluar për revistën ‘Elle’ se ajo i stilon vetë veshjet dhe është e vetëdijshme për influencën e saj. Madje pak kohë më parë shoqet e saj kanë treguar se Meghan kujdeset edhe për ushqimin apo ‘make up-in’.

Megjithatë atë e kanë ndihmuar shumë edhe njerëzit që ka rreth e rrotull, sidomos Kate Middleton. Ato të dyja kanë stil të ndryshëm, pëlqejnë dizanjera të ndryshëm, por Kate është këshilluesja dhe udhëzuesja më e mirë e Meghan.

Megjithatë Meghan ka krijuar një ‘look’ të personalizuar dhe mund të themi pa frikë se është një shembull frymëzimi për të gjitha gratë dhe vajzat.