PROBLEME GJATË KONCERTIT/ Këngëtari shqiptar i shpëton jetën vajzës në publik (VIDEO) – AlpeGossip
PROBLEME GJATË KONCERTIT/ Këngëtari shqiptar i shpëton jetën vajzës në publik (VIDEO)

PROBLEME GJATË KONCERTIT/ Këngëtari shqiptar i shpëton jetën vajzës në publik (VIDEO)

Këngëtari i njohur shqiptar Mehdin Pergjeqaj, ose ndryshe i njohur me emrin Meda, ka qenë i ftuar në një koncert mbrëmjen e djeshme në Zvicër. Nga videot e publikuara, duket qartë që e gjithë salla ishte e tejmbushur me njerëz që i përkisnin moshave të ndryshme, adhurues të muzikës së tij. Për këtë arsye, ka pasur dhe probleme me një pjesë të publikut.

Gjatë zhvillimit të koncertit, Meda ka vënë re një vajzë që ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe menjëherë ka vrapuar për ta shpëtuar. Videoja është publikuar në shumë faqe në rrjete sociale dhe këngëtari ka marrë shumë mirënjohje për këtë gjest, madje dhe vetë ka kërkuar falje për situatën e vështirë që ndoshta u është dashur të përballojnë të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit të gjithëve sot që ishit të pranishme në “Rinora 4”. Me gjithë respektin dhe duke falenderuar zotin, ishte një ditë me të vërtetë fantastike. Duke qenë se ishte e tejmbushur, ato që patën probleme me shëndetin, i lutem zotit që të jenë në gjendje të mirë”, ka shkruar këngëtari në një postim në ‘Instastory’. Meda i përket rrymës së muzikës folklorike, por siç mund ta kuptoni, është i pëlqyer nga të gjithë grupmoshat.