E MBAJTI SHTATZËNINË TË FSHEHTË/ Linda Halimi bëhet nënë për herë të parë – AlpeGossip
E MBAJTI SHTATZËNINË TË FSHEHTË/ Linda Halimi bëhet nënë për herë të parë

E MBAJTI SHTATZËNINË TË FSHEHTË/ Linda Halimi bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Linda e ka mbajtur shtatzëninë e saj të fshehtë për gjithë këto kohë dhe lajmin e bukur e ndau sot me të gjithë partneri i saj, Davon Edwards. Në profilin e tij në ‘Facebook’, Davon ka zbuluar se ata janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se vogëlushja jonë e parë erdhi në jetë. Ne kemi rënë në dashuri me të dhe mezi presim ta sjellim në shtëpi së shpejti! Partnerja ime ka pasur një shtatzëni shumë të shëndetshme dhe lindje të lehtë. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja! Ju dua, djali juaj D, Lindita, Kaimana”, – ka shkruar partneri i këngëtares shqiptare. Vetë Linda nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë lajm, sepse ndoshta kërkon që jetën e saj private të vazhdojë ta mbajë sekret. Megjithatë ne i urojmë vogëlushes jetë të gjatë pranë prindërve të saj!